LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla e quan modeste pagën prej 7,500 euro të këshilltarit të MPJD-së, Gani Jakupi

Gërvalla e quan modeste pagën prej 7,500 euro të këshilltarit të MPJD-së, Gani Jakupi

Ditë më parë është raportuar se jo më pak se 7 mijë e 500 euro është paga me të cilën Gani Jakupi paguhet nga Qeveria e Kosovës për pozitën këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dikaster ky i cili udhëhiqet nga Donika Gërvalla.

Mirëpo ministrja e MPJ-së, Gërvalla e ftuar sot për të raportuar në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka thënë se Jakupi nuk është këshilltar i saj, por pjesë e një projekti njëvjeçar.


7,500 euro pagë në muaj, reagime të shumta për këshilltarin "supermen" të ministrisë së udhëhequr nga Gërvalla
Lexo po ashtu 7,500 euro pagë në muaj, reagime të shumta për këshilltarin "supermen" të ministrisë së udhëhequr nga Gërvalla

Sipas saj, paga mujore të cilën është duke e marrë Jakupi është shumë modeste, transmeton Telegrafi.

“Jam shumë krenare që në këtë shumë modeste e cila nuk është pagë mujore, por që i përfshin shpenzimet e projektit njëvjeçar, në Afrikë e në shtete tjera…me shumë kënaqësi vij e ju tregoj këtu për këto kontrata. Në vend që të hidhet baltë në imazhin e personaliteteve të rëndësishme, ky vend do të duhej t’i falënderonte ata për përkushtimin. Nuk ka asnjë dilemë dhe asnjë mister rreth kontratës që është lidhur në misionin tonë.

Ai nuk është këshilltar i imi, por pjesë e projektit. Për të më sulmuar mua, po përdorni emrat e personaliteteve…nevojitet një përkushtim si opozitë, jo për të hedhur baltë, por për tu marr me tema serioze. Ju lus për më shumë dinjitet dhe kujdes kur flisni për personalitete të shquara të kulturës, përmes mediave familjare dhe personale”, tha Gërvalla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Kalo në kategori