13.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Tahiri: Borell dhe Lajçak të japin dorëheqje, BE-ja duhet ta ndëshkojë Serbinë

- Advertisement -

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borel dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Ajo ka bërë me dije se pas ngjarjeve të fundit në veri, BE-ja duhet të reagoj edhe ndaj Serbisë.Në profilin e saj në “Facebok, Tahiri ka shkruar se BE-ja tani duhet ta sanksionojë edhe Serbinë.

- Advertisement -

“Borell dhe lajcak ne cfare planetin jane, duhet te japin doreheqje pas sulmit hegjemon te Serbise ndaj Kosoves. Tash BE-ja duhet ta suspendoj Serbine e terroristeve nga integrimi evropian; te shkarkoj dy ndermjetesuesit. Kosoven e ndeshkuan kur beri gabime, tash pa ndeshkuar Serbine thirrjet per vazhdimin e dialogut nuk kane asnje kuptim”, ka shkruar Tahiri.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -