Lajme

Mustafa: Prishtina dhe Tirana në qiell ishin të ndara, por në tokë u bashkuan nga narkotrafikantët e VV-së

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 15 August 2023

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar përmes një shkrimi në “Facebook”, për arrestimin e asambleistit të VV-së, për trafikimin e drogës, duke thënë Prishtina dhe Tirana në qiell ishin të ndara, por në tokë u bashkuan nga narkotrafikantët e VV-së, shkruan Gazeta Blic.

Ai ka shkruar për Besnik Mujecin se, u emërua nga partia e tij si aksionar në Stacionin e Autobusëve dhe i përdorte për të trafikuar narkotikë drejt Tiranës.

“Asambleisti i VV-së në Prishtinë, i emëruar nga partia e tij aksionar në Stacionin e Autobusëve, përdorte këta autobusë për të trafikuar narkotikë drejt Tiranës, ku dhe u arrestua i zënë me 10.000 doza droge! 10.000!!!
Qysh e kishte emëru’ tipi drogën? LV. #ErlliDita #LVV”

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera