Shkupi merr në Çair sulmuesin Xhemal Ibishin

Shkupi ka arritur marrëveshjen e parë në merkaton e janarit. ‘Sportmania’ mëson ekskluzivisht se Xhemal Ibishi do të jetë përforcim i Shkupit në këtë merkato dimërore. Sipas informacioneve jo zyrtare, drejtuesit bardhekaltër dhe sulmuesi shkupjanë kanë arritur akordin ,teksa pritet që ditëve në vijim të firmosin kontratën dhe i njejtë të prezantohet zyrtarisht te skuadra e Çairit.

Ibishi së fundmi ishte pjesë e Tikveshit, ndërsa para saj ka luajtur në Kroaci në klubet si Orijent, Dubrava e Lokomotiva. Ai më herët në kampionatin vendor ka qenë pjesë e skuadrës së Vardarit. /Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close