EKSKLUZIVE: Klan Maqedoni mëson emrat e të arrestuarve nga aksioni policor

Klan Maqedoni mëson se Policia e vendit në bashkëpunim me Europilin kanë zhvilluar një aksion ndaj disa personave të dyshuar për vrasje dhe për drogë.

Burime nga MPB për Klan Maqedoni bëjnë të ditur se aksioni zhvillohet në fshatin Gërçec në Saraj ndërsa në cak kanë qenë grupet e ashtuquajtura të “Dyqanxhikt dhe të “Gërçecit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Jozyrtarisht mësohet se të arrestuar janë Nexhati Iseni, Sevdail Aziri, Fadil Bajramovski, Oliver Petrov, Shuajb Sulejmanovski, Fati Sulejmanovski, Zulbear Idrizi, Shukri Asani dhe Ensar Iseni  me nofkën “Lepri”, i cili është vëllai i njërit nga të vrarët në Shisha Bar, në ngjarjen e cila ndodhi vitin e kaluar.

Veprimet për të cilat dyshohen të arrestuarit, policia mësohet ti ketë zbuluar zbuluar nga bisedat në aplikacionin Skype. Aksione të tilla të zbuluara nga bisedat në aplikacionin Skype më herët ka pasur edhe në vendet fqinje./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share